Lidhje

Gaza: 17 palestinezë dhe 3 ushtarë izraelitë të vrarë


Të paktën 17 palestinezë dhe tre ushtarë izraelitë u vranë dje si rezultat i shkallëzimit të dhunës në Rripin e Gazës kontrolluar nga Hamasi. Numri i djeshëm i vrasjeve është më i madhi që prej fillimit të ofensivës ushtarake nga Izraeli në fillim të muajit mars kur u vranë më shumë se 120 banorë të Gazas.

Hamasi dhe burime spitalore thanë se 17 palestinezë, shumica civilë, u vranë dje nga dy sulme të ndryshme nga ana e Izraelit, duke përfshirë një sulm ajror pranë kampit të refugjatëve al-Buerij. Një kameraman që punonte pranë kampit për agjencinë e lajmeve Rojter ishte gjithashtu midis të vrarëve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon bëri mbrëmë vonë një deklaratë ku shprehte shqetësim të madh rreth tejkalimit të dhunës në rajon. Ai dënoi vrasjen e civilëve palestinezë dhe i bëri thirrje Izraelit t’i përmbahet detyrimeve të tij në përputhje me ligjin humanitar ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm, gjithashtu, dënoi lëshimin e raketave nga palestinezët në jug të Izraelit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve për vetpërmbajtje. //iç//

XS
SM
MD
LG