Lidhje

Bramerc i bën thirrje Serbisë të rrisë bashkëpunimin me Hagën


Kryeprokurori i ri i Gjykatës së OKB-së për Krime Lufte i bëri thirrje Serbisë të rrisë bashkëpunimin me gjykatën.

Pas takimeve me zyrtarë të lartë serbë në Beograd, Kryeprokurori Serge Bramerc tha se këmbëngul në arrestimin e katër personave të akuzuar për krime lufte.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës tha gjithashtu se zyra e tij po merr në konsideratë apelimin ndaj tërheqjes së akuzave kundër ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Prokuroria, tha zoti Bramerc, po shqyrton vendimin prej 300 faqesh të gjykatës për të vendosur nëse ka baza për t’a apeluar atë.

Zoti Bramerc po zhvillon vizitën e tij të parë në Serbi si kryeprokurori i ri i Gjykatës së Hagës. Ai është takuar edhe me presidentin Boris Tadiç.

Vizita e zotit Bramerc vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Hagës janë në një nivel mjaft të ulët.

Bashkimi Evropian nuk i ka ofruar ende Serbisë lidhje më të ngushta deri sa kjo e fundit të rrisë bashkëpunimin me gjykatën. //bsa//

XS
SM
MD
LG