Lidhje

Kryeministri britanik përfundon vizitën në Shtetet e Bashkuara


Kryeministri britanik Gordon Brown i jep sot fund vizitës në Shtetet e Bashkuara. Sot në mëngjes ai u takua me Drejtorin e Rezervës Federale, Ben Bernanke. Para nisjes për në Londër ai mbajti edhe një fjalim mbi politikën e jashtme në shtetin Masachusets.

Dje, zotin Brown e priti Presidenti Bush në Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë shtypi që dhanë pas takimit, të dy udhëheqësit diskutuan për ekonominë e globale, si dhe mbi përpjekjet e të dy vendeve për zgjidhjen e problemeve, që kanë të bëjnë me tregun e shtëpive, inflacionin dhe mungesat ushqimore në shkallë botërore.

Lidhur me çështje të politikës së jashtme, zoti Brown tha se nuk kishte kërkuar ndjesë për përpjekjet e tij për më shumë sanksione nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së kundër Iranit për programin e tij bërthamor. //kk//

XS
SM
MD
LG