Lidhje

Sarkozi bën thirrje për masa mbi ndryshimet klimatike


Presidenti francez Nikola Sarkozi bëri thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për të përballuar ndryshimet klimatike, duke paralajmëruar se përndryshe bota do të përballej me një krizë.

Udhëheqësi francez u bëri thirrje vendeve të mëdha industriale të mos hezitojnë për miratimin e masave për pakësimin e gazeve të çliruara nga efekti serrë, që mendohet se janë shkaku kryesor i ngrohjes globale. Ai u bëri thirrje po ashtu vendeve si India dhe Kina të pranojnë kufij më të rreptë për gazet. Ai nuk ju referua në mënyrë të drejtpërdrejtë një plani që Presidenti amerikan Xhorxh Bush paraqiti të mërkurën, i cili përcaktoi vitin 2025 si objektiv për një kufi ndaj rritjes së çlirimit të gazeve në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Sarkozi i bëri këto komente në një fjalim që mbajti në një takim në Paris, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 16 vendeve që aktualisht prodhojnë 80 për qind të gazit karbonik në botë.//lk

XS
SM
MD
LG