Lidhje

Shkencëtarët amerikanë Galloway, Mooney fitojnë çmimin Tyler


Dy shkencëtarë amerikanë, James Galloway dhe Harold Mooney, fituan Çmimin Tyler këtë vit për arritjet e tyre në ruajtjen e mjedisit. Korrespondenti ynë, Mike O'Sullivan foli me fituesit rreth punës së tyre dhe për gjendjen delikate të ekosistemit të tokës.

Të dy fitueist punojnë në rajone të vendit larg njeri tjetrit. Profesor Mooney është biolog i mjedisit në Universitetin Stanford në Kaliforni. Ndërsa profesor Galloway e filloi karierën e tij si kimist dhe pedagog i shkencës së mjedisit në Universitetin e Virginias.

Ata bëjnë tani pjesë në grupin e atyre studjuesve që merren me shkencat e mjedisit, disiplinë që filloi të zhvillohej në universitete në vitet 70-të, kur specialistë nga disiplina të ndryshme shkencore e vunë përvojën e tyre në shërbim të zgjidhjes së problemeve të mjedisit.

Galloway e filloi karierën e tij duke studjuar shiun acid në atmosferë, që shkaktohet nga komponimet e sulfurit dhe të nitrogjenit që shndërrohen në acide në atmosferë. Ai thotë se forma e nitrogjenit që hyn në reaksion me elemente të tjerë po shtohet për shkak të fertilizatorëve të pasur me nitrogjen dhe djegjes së karburantit të fosileve.

Nitrogjeni penetron në ekosistemet, që duke u akumuluar në ujin e lumenjve shkakton shtimin e ozonit në shtresat e ulta të atmosferës, eventualisht shiun acid dhe zonat e vdekura bregdetare, që sjellin me vete grumbullimin e gazeve serë në atmosferë dhe hollimin e shtesës mbrojtëse të ozonit në atratosferë.

I gjithë procesi fillon me një molekulë dy valente, N2. Ai përbën 80 përqind të atmosferës së tokës, ku është stabël, por krijon probleme për komponente të tilla si oksidet nitrike.

"Nitrogjni ka anët e vet të mira dhe të këqia. Para së gjithash, fakti që njerëzit e shfrytëzojnë nitrogjenin dy valent një fertilizator me bazë nitrogjeni, krijon mundësi që toka të suportojë më shumë njerëz. Ne kemi nevojë për këtë lloj fertilizatori për të kultivuar bazën ushqimore. Pra kjo përbën anën pozitive të nitrogjenit”.

Profesor Galloway thotë se fertilizatorët e pasur me nitrogjen mund të suportojnë një popullatë në tokë prej 9 apo 10 miliardë njerëzish nga 6.5 miliardë që është tani.

Efektet negative të nitrogjenit mund të pakësohen. Për shembull, ne mund të përdorim teknologjinë për të kufizur çlirimin e nitrogjenit në atmosferë dhe gjithashtu ta bëjmë kultivimin e artikujve bujqësorë më efiçent, kështu që do të duheshin më pak fertilizatorë. Profesor Galloway thotë se sfidat janë në rritje, ndërkohë që bota po përdor gjithënjë e më shumë dietën perëndimore me bazë mishin. Ai vë në dukje se produktet e mishit kërkojnë sasi të mëdha drithërash për ushqimin e bagëtisë, prandaj përdorimi i fertilizatorëve dhe nitrogjenit në këtë proces është më i madh.

Profesor Harold Mooney i Universitetit Stanford thotë se globalizimi po e ndryshon planetin si për të mirë ashtu edhe për të keq. Në aspektin pozitiv, thotë ai, standardi i jetesës është në rritje në shumë rajone. Por nga ana tjetër, thotë ai, bimët e ujrave po bllokojnë lumenjtë dhe speciet e reja që po rriten në to po e pakësojnë llojshmërinë biologjike.

Por shkencëtarët janë optimistë se bashkëpunimi e eskpertëve të mjedisit në shkallë botërore mund të sjellë shtrimin e problemit dhe gjetjen e zgjidhjeve.

Profesor Mooney thotë se shkencëtarët po i kuptojnë më mirë sfidat që ka përballë planeti ynë. Ai thotë se njohuritë shkencore janë një faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve.

"Ne duhet të angazhojmë edhe ligjvënësit dhe politikanët për të bërë diçka për këtë, por kjo nuk mund të realizohet pa patur një publik të mirëinformuar për çfarë po ndodh, në mënyrë që të shtohet presioni ndaj politikanëve dhe ligjvënësve, që të paktën të shprehen se preokupohen për problemet e mjedisit”.

Vështirësia qendron në përpjekjet për ta bindur qeverinë të vepronë për problemet që kërkojnë zgjidhje për një periudhë afat gjatë, thotë profesor James Galloway i Universitetit të Virxhinias.

Të dy fituesit e çmimit Tyler thonë se çmime si ky tërheqin vëmendjen e duhur për çështjet e mjedisit dhe kështu shtohen kërkimet e shkencëtarëve nëpër botë në këtë fushë. //iç//

XS
SM
MD
LG