Lidhje

Ish presidenti Karter sfidon kritikët, takohet me udheheqësin e Hamasit


Ish presidenti amerikan Jimmy Carter u takua përsëri në Damask me udhëheqësin në mërgim të Hamasit Khaled Meshaal megjithë kundërshtimet e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara. Zoti Carter nuk bëri komente pas bisedimeve dje dhe sot me zotin Meshaal.

Një zyrtar i Hamasit u tha gazetarëve se zoti Carter propozoi shkëmbimin e të burgosurve që do të përfshijë edhe ushtarin e rrëmbyer izraelit Gilad Shalit, heqjen e bllokadës izraelite në Rripin e Gazës dhe një armëpushim mes forcave izraelite dhe atyre të Hamasit. Zyrtari tha se Hamasi do të përgjigjet së shpejti.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar zotin Carter që ra dakort të takohet me Hamasin të cilin të dyja vendet e konsiderojnë një grup terrorist. Një zëdhënës izraelit theksoi sot se Hamasi nuk është partner në bisedimet e paqes. Zoti Carter tha se paqja në Izrael është e pamundur pa përfshirjen e Hamasit, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2006. //rd//

XS
SM
MD
LG