Lidhje

Sekretarja Rajs përshëndet përparimin politik në Iraq, shtohet dhuna në lagjen Sadr


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs përgëzoi udhëheqësit suni, shiitë dhe kurdë që punojnë së bashku në politikën irakiane. Në të njëjtën kohë, ushtria amerikane tha se dhuna në një distrikt shiit të Bagdatit është shtuar gjatë ditëve të fundit.

Në një vizitë të panjoftuar më parë sot në Bagdat, zonja Rajs tha se ka një bashkim në politikën irakiane me të treja grupet që punojnë tani më mirë se kurrë më parë.

Zonja Rajs zhvilloi bisedime me kryeministrin Nuri al-Maliki dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ajo do të shkojë nga Iraku për takime diplomatike në Bahrein dhe Kuvajt.

Ndërkohë ushtria amerikane tha se dhuna është shtuar në lagjen Sadr të Bagdatit, një bazë e fortë e klerikut radikal, Moktada al-Sadr.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se trupat kanë vrarë 20 militantë në një nga luftimet më të ashpra në dy javët e fundit. (ze)

XS
SM
MD
LG