Lidhje

Papa lutet për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

  • Barbara Shatzau
  • Nju Jork

Në Nju Jork, në ditën e tij të fundit të vizitës në Shtetet e Bashkuara, Papa Benedikti i 16-të tha një meshë në stadiumin Janki të bejsbollit me pjesëmarrjen e mijëra njerzve.

Po sot, Papa u lut dhe bekoi viktimat dhe punonjësit e shpëtimit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Papa drejtoi një ceremoni lutjesh në zonën ku ndodhën sulmet terroriste.

Ati i Shenjtë solli mesazhin e tij të paqes në vendin e sulmeve terrorste të 11 shtatorit 2001, ndërsa automobili i tij shkoi në nivelin më të ulët të qendrës ku dikur ngriheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregëtisë.

Papa Benedikt u përul duke u lutur në heshtje në një stol të vendosur përpara një qiriri të madh, të cilin ai më pas e ndezi.

Papa dha një lutje të shkurtër për paqe dhe qetësi për të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të sulmeve në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

"O Zot i dashurisë, dhimbshurisë dhe shërimit, shiko mbi ne njerëzit e shumë besimeve dhe traditave që jemi mbledhur sot në këtë vend të jashtëzakonshëm të dhunës dhe dhimbjes. Ne kërkojmë në mirësinë tuaj të na jepni dritë dhe paqe të përjetshme për të gjithë ata që vdiqën këtu, për përgjigjen heroike të ekipeve të shpëtimit, së bashku me ata burra dhe gra të pafajshme që ishin viktimat të kësaj tragjedie vetëm për shkak se puna apo shërbimi i tyre i solli ata këtu më 11 shtator 2001".

Papa më pas u takua veças me 24 të mbijetuar dhe përfaqësues të familjeve të viktimave.

Sipas zyrtarëve, Benedikti i 16-të këmbënguli që një ndalesë në Nivelin Zero të ishte pjesë e rendit të ditës në vizitën e tij treditore në Nju Jork. Për këtë ceremoni laike, Papa veshi një mantelë të gjatë të bardhë në kontrast me veladonët më ceremonialë që ka veshur gjatë gjithë vizitës së tij gjashtë ditore në Shtetet e Bashkuara. (ze)

XS
SM
MD
LG