Lidhje

Nepal: Policia urdhërohet të qëllojë mbi protestuesit kundër Kinës


Në Nepal, policët dhe ushtarët e dislokuar për të siguruar pishtarin olimpik në malin Everest janë urdhëruar të qëllojnë çdo protestues kundër Kinës, që përdor dhunë.

Ministri i Brëndshëm i Nepalit tha se policia dhe ushtarët e dislokuar në mal kanë leje të hapin zjarr kundër nëse protestuesit përdorin dhunën gjatë stafetës së pishtarit. Alpinistët kinezë kanë në plan ta çojnë pishtarin në maj të malit në ditët e para të majit.

Ndërkohë zyrtarët australianë po ndërtojnë barriera të mëdha në Kanberra për të mbrojtur pishtarin olimpik nga më shumë se 10 mijë demonstrues pro-Tibetit dhe pro-Kinës. Pishtari do të arrijë atje të enjten. Flaka Olimpike është tani në Malajzi në ndalesën e 13 para lojrave të Pekinit. //rd//

XS
SM
MD
LG