Lidhje

NJT: Pentagoni perdor analistë ushtarak për të shkruar në favor të luftës në Irak


Gazeta The New York Time njofton se Pentagoni perdori analistë ushtarak, që punojnë për rrjete televizive amerikane, për të shkruar raporte në favor të luftës në Irak dhe çështje të tjera.

Gazeta New York Times shkruan në numrin e saj të sotëm se analistët ftoheshin në takime private të udhëheqësve të lartë ushtarak, merrnin pjesë në turne nepër Irak e bile lejoheshin të lexonin materiale të fshehta zbulimi.

Gazeta New York Time pohon gjithashtu se shikuesit e televizioneve amerikane nuk kishin dijeni se shumica e analistëve kishin lidhje me konstraktuesit ushtarak.

Në artikullin e gazetës thuhet se kompanitë përfshinin biznese të mëdha të mbrojtjës dhe firma më të vogla që kishin interes të madh në politikat e luftës për të cilat diskutonin analistët.

Gazeta citon zëdhenësin e Pentagonit Brajën Uitman të ketë thenë se analistëve u jepeshin vetëm informata të sakta lidhur me luftën. //rd//

XS
SM
MD
LG