Lidhje

Reforma elektorale dhe përcaktimi i sistemit të ri zgjedhor në Shqipëri


Parlamenti shqiptar pritet të marrë sot në shqyrtim dhe të nisë miratimin e paketës së ndryshimeve kushtetuese, ku elementi kryesor është ai që ka të bëjë me reformën elektorale dhe përcaktimin e një sistemi të ri zgjedhor. Kryeministri Sali Berisha, partia e të cilit është e ndarë në dysh përsa i përket mënyrës së zgjedhjes së presidentit, tha dje gjatë mbledhjes së grupit të tij parlamentar se këto ndryshime janë historike. Pavarësisht kundërshtive të aleatëve të tij ai mbështeti konsensusin me socialistët, duke e vlerësuar si të pashmangshëm bashkëpunimin mes dy forcave më të mëdha të vendit. //iç//

XS
SM
MD
LG