Lidhje

Papa Benedikti kthehet në Romë pas vizitës në SHBA


Papa Benedikti u kthye sot në Romë, pas turneut të tij 6-ditor në Shtetet e Bashkuara. Gjatë vizitës, Papa u takua me Presidentin Bush, dha mesha në qiell të hapur dhe vizitoi Nivelin Zero, vendi ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Gjatë vizitës, Papa përmendi disa herë skandalin e abuzimit seksual që e ka dëmtuar rëndë Kishën Katolike. Ai pati edhe një takim të pashembullt me viktimat e abuzimit seksual të priftërinjve. Papa Benedikti e dha meshën e së Dielës në Stadiumin e bejsbollit të qytetit të Nju Jorkut, që cilën e ndoqën 57 mijë besimtarë.

Papa u prit me brohoritje të fuqishme kur arriti në Stadiumin Yankee, ku shumë njerëz valëvisnin shami me ngjyrën e flamurit të Vatikanti, të bardha dhe të verdha.//lk

XS
SM
MD
LG