Lidhje

Serbi: Akuzohen 4 pjesëtarë të "Akrepëve" për vrasjen e shqiptarëve


Prokurori për krimet e luftës në Serbi, ka akuzuar katër ish luftëtarë paraushtarakë serbë në lidhje me vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë në vitin 1999.

Autoritetet thonë se katër serbët ishin pjesë e një skuadre famëkeqe të njohur si Akrepët, një njësi e ngritur në kohën e regjimit të Presidentit serb Sllbodan Millosheviç. Prokurorët thonë se vrasjet në qytetin e Podujevës ndodhën në mars të vitit 1999. Pesë fëmijë mbijetuan.

Katër të dyshuarit u arrestuan vitin e kaluar. Një anëtar i pestë i Akrepëve u gjykua dhe u shpall fajtor në vitin 2004 për vrasjet e Podujevës dhe u dënua me 20 vjet burgim. Njësia vepronte nën komandën e Ministrisë së Brendshme Serbe gjatë konflikteve të viteve 1990.//lk

XS
SM
MD
LG