Lidhje

Skefer i kërkon Maqedonisë të zgjidhë çështjen e emrit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Skefer i kërkoi Maqedonisë ta zgjidhë mosmarrëveshjen me Greqinë mbi emrin e vendit para korrikut në mënyrë që të fillojë procesin e anëtarësimit në atë kohë së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Maqedonia nuk arriti të merrte ftesën për anëtarësim në NATO gjatë takimit të nivelit të lartë të Bukureshtit, pasi Greqia bllokoi procesin për shkak të mosmarrëveshjes për emrin. Zoti de Hup Skefer foli sot në Shkup pas bisedimeve me Presidentin e vendit Branko Crvenkovski dhe Ministrin e Jashtëm Antonio Milososki.//lk

XS
SM
MD
LG