Lidhje

Al-Zauahiri kërcënon, ndërsa Al-Maliki kërkon konferencë rajonale


Zëvendësi i Osama Bin Ladenit, Ajman al-Zauahiri, paralajmëroi se Al-Kaida do të verë në shënjestër vendet perëndimore që janë përfshirë në luftën e Irakut. Ky mesazh kërcënimi i Al Zauahirit u publikua sot në një faqe kompjuterike të ekstremistëve. Vërtetësia e regjistrimit, që zgjat 2 orë e gjysëm, nuk është verifikuar.

Ndërkohë, , me ndihma për shlyerjen e borxhit, duke rihapur ambasadat në Bagdad dhe duke penguar futjen në Irak të forcave kryengritëse. Kryeministri Nuri al Maliki e bëri sot këtë thirrje, në një konferencë rajonale dhe të fuqive botërore në Kuvajt. Ai tha se fqinjët e Irakut kanë hezituar t'i shtojnë lidhjet diplomatike, megjithë përmirësimin e gjendjes së sigurisë në vendin e tij.

Pas përfundimit të takimit, Ministri i Jashtëm irakian Hoshiar Zebari u tha gazetarëve, se fqinjët suni të Irakut po fillojnë ta pranojnë qeverinë e Bagdadit të udhëhequr nga shiitët. Por ai shtoi se do të nevojitet më tepër kohë deri në materializimin e ndihmave të premtuara në aspektin diplomatik dhe ekonomik.

Arabia Saudite, Bahreni dhe Kuvajti janë zotuar të çojnë ambasadorë në Bagdad, por ende nuk e kanë bërë këtë. Disa nga vendet arabe hezitojnë të hapin ambasada, duke cituar shqetësimet për sigurinë. Zyrtarët e Kuvajtit thonë se një nga zhvillimet kryesore nga takimi i sotëm ishte një vendim për mbajtjen e një konference të ngjashme në kryeqytetin irakian. //bsa//

XS
SM
MD
LG