Lidhje

Gjykata e Hagës hedh poshtë vendimin kundër gjeneralit Haxhihasanoviç


Një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte hodhi poshtë vendimin për të shpallur fajtor në lidhje me akuzat për vrasje dhe uli masën e dënimit për një ish komandant të ushtrisë së Bosnjes.

Gjykata e Hagës hodhi poshtë vendimin kundër gjeneralit Enver Haxhihasanoviç që akuzohej se nuk kishte mundur të parandalonte 2 vrasje gjatë konfliktit ballkanik në vitet 1990.

Gjithashtu, gjykata pakësoi nga 5 vjet në 3 vjet e gjysmë burgim masën e dënimit ndaj gjenerlit boshnjak për mos-parandalimin e keqtrajtimit të të burgosurve. Masa e dënimit u ul edhe për zëvëndësin e Haxhihasanoviçit, Amir Kubara, i dënuar sepse nuk kishte parandaluar plaçkitjet.

Prokurorët kishin argumentuar se këta dy oficerë ishin përgjegjës për veprimet e luftëtarëve të huaj që kishin nën komandë, përfshirë luftëtarë myslimanë nga Afrika veriore dhe Lindja e Mesme. Në një tjetër zhvillim, një gjykatë shtetërore në Bosnje Hercegovinë dënoi me burgim tre persona për krime lufte gjatë konfliktit ballkanik. //bsa//

XS
SM
MD
LG