Lidhje

Nafta arrin 119 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut


Çmimi i naftës arriti një tjetër nivel rekord sot në bursën e Nju Jorkut, duke arritur 119 dollarë e 48 centë. Tregtarët thonë se raporti kërkesë – ofertë nënkupton se çmimet rriten sa herë kërcënohet oferta ose rritet kërkesa.

Këto ditë janë shtuar shqetësimet si rezultat i dhunës në Nigeri, njoftimeve se Rusia do të prodhojë më pak naftë këtë vit dhe kërcënimeve për grevë nga naftëtarët skocezë.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, thotë se brenda vitit 2020 do të rrisë në masën 25 për qind prodhimin e naftës që aktualisht arrin në mbi 32 milionë fuçi në ditë.

XS
SM
MD
LG