Lidhje

Rusia: Avioni gjeorgjian në Abkazi shkel marrëveshjet ndërkombëtare


Rusia thotë se fluturimi ditën e dielë i një avioni gjeorgjian zbulimi mbi republikën separatiste të Abkazisë ishte shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ministria e Jashtme ruse saktësoi të martën se fluturimi përbënte shkelje të një marrëveshjeje të vitit 1994, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, lidhur me konfliktin mes Gjeorgjisë dhe Abkazisë. Ministria ruse tha po ashtu, se nga zjarri i separatistëve u rrëzua avioni pa pilot dhe jo avioni rus, siç, ka thënë Gjeorgjia.

Tbilisi publikoi videon e një aeroplani, që ka qëlluar dhe rrëzuar avionin pa pilot. Në deklaratën e sotme të Rusisë, fluturimi i avionit të zbulimit cilësohej si veprim ushtarak i paligjshëm.

Të hënën, Presidenti gjeorgjian Mikail Sakashivili tha se i kishte thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin, t'i ndalë ato që ai i cilësoi sulme "agresive" brenda territorit gjeorgjian.

Sipas njoftimeve ruse, zoti Putin paralajmëroi se avionët gjeorgjianë mbi rajonin e Abkazisë po i shkallëzojnë tensionet në atë që ai e cilësoi si zonë konflikti. //bsa//

XS
SM
MD
LG