Lidhje

Në Kosovë arrijnë ndihmat e para ruse për komunitetin serb


Ndihmat e para ruse për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë mbërritën sot në dy komuna me shumicë serbe në Gracanicë afër Prishtinës dhe në komunën jugore të Shtërpcës.

Dy kamionë me rreth 40 tonë ndihma ushqimore u futën në Kosovë në orët e para të mëngjesit. Ndihmat kaluan nëpër procedurat e rregullta doganore.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e rreth 150 tonelatave me ndihma për pakicën serbe në Kosovë pas kërkesës së Serbisë. Ndihmat që arrijnë vlerën e rreth 1 presje 7 milionë dollarëve, janë pjesë e rezervave shtetërore ruse dhe përfshijnë ushqime, ilaçe dhe pajisje mjekësore.

Autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar që këto ndihma të trajtohen si të gjitha ndihmat tjera që shkojnë në Kosovë nga qeveritë apo organizatat e ndryshme humanitare. //bsa//

XS
SM
MD
LG