Lidhje

Ryker: E paligjshme mbajtja e zgjedhjeve komunale të Serbisë në Kosovë


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara ka ripërsëritur qendrimin se mbajtja e zgjedhjeve komunale të Serbisë në Kosovë është e paligjshme. Duke komentuar paralajmërimet e Beogradit se do të ngulë këmbë për mbajtjen e zgjedhjeve të tilla, zoti Ryker tha se vetëm misioni i tij ka mandat për organizim të zgjedhjeve në Kosovë, të paktën deri më 15 qershor kur pritet të hyjë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Pas kësaj date, Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të rishqyrtojë rolin e tij në Kosovë. //iç//

XS
SM
MD
LG