Lidhje

Presidenti Bush pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin palestinez


Presidenti palestinez Mahmud Abaz po takohet me Presidentin Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë sot, për bisedime që synojnë të çojnë përpara procesin e paqes me Izraelin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se ka patur përparim të ngadaltë në procesin e paqes dhe se tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta. Ajo shtoi se zoti Bush e mirëpret takimin për të dëgjuar nga zoti Abaz për aspektet e procesit ku Shtetet e Bashkuara mund të ndikojnë për të rritur përparimin. Zëdhënësja Perino tha se Presidenti Bush do të njoftojë pas takimit se ka në plan të takohet përsëri me zotin Abaz muajin e ardhshëm në pikën turistike egjiptiane Sharm el-Sheik.

Presidenti Bush kërkon që Izareli dhe palestinezët të finalizojnë marrëveshjen e paqes para se të ai të largohet nga posti, pas më pak se 9 muajsh. Zoti Abas ka thënë se çdo marrëveshje duhet të përfshijë afate specifike për krijimin e një shteti palestinez.

Gjatë bisedimeve dje me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs, zoti Abas tha se aktiviteti i Izraelit për krijimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, është pengesa më e madhe për procesin e paqes. Plani i paqes i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara kërkon pezullimin e plotë të aktivitetit për krijimin e vendbanimeve.//lk

XS
SM
MD
LG