Lidhje

Putin nënshkruan në ligj disa kufizime për referendumet kombëtare


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi në ligj disa kufizime për referendumet kombëtare. Disa ligjvënës thanë se këto kufizime synojnë t’i bëjnë të heshtin qytetarët për çështje të rëndësishme.

Kremlini njoftoi të premten se zoti Putin nënshkroi një amendament për t’i bërë ndryshime ligjit ekzistues dhe për të ndaluar referendume për çështje të rëndësishme për vendin, si buxheti dhe taksat. Parlamenti i Rusisë i miratoi kufizimet në fillim të muajit.

Anëtarë të Partisë Komuniste në Dhomën e Ulët të Parlamentit dolën menjëherë nga salla në shenjë proteste.

Kundërshtarët thonë se ligji nuk i lejon njerëzit të shprehen lirisht për çështje të rëndësishme kombëtare. Ligjvënësit pro-Kremlinit thonë se ligji ishte i nevojshëm, sepse referendumet po përdoreshin për të fituar kapital politik. //bsa//

XS
SM
MD
LG