Lidhje

Kana fillon përgatitjet për festivalin e përvitshëm në maj

  • Mirela Milori

Kana ka nisur përgatitjet për festivalin e 61 të filmit që do të zhvillohet në datat 14 deri në 25 maj. Ajo që bie në sy në fazën përgatitore të kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike, është pikërisht mungesa e emrave të mëdhenj të kinemasë. Ndërkohë është shfaqur premiera e komedisë romantike ”What happens in Vegas” me aktorët Kamerun Diaz dhe Ashton Kuçner.

Filmi i Clint Eastwood “Changelin” ku interpretojnë Angelina Jolie dhe Wim Wenders si dhe filmi “Palermo Shooting” me aktor kryesor Dennis Hopper, mendohet se do të jenë konkurrentët kryesor në festivalin e sivjetshëm të Kanës.

Një tjetër film në garë është dhe filmi i regjizorit të mirënjëhur Steven Sodebergh, “Che”, ku interpreton Benico del Torro në rrolin e udhëheqësit revolucionar Che Guevarra.

Juria e festivalit të sivjetshëm të Kanës, do të kryesohet nga fituesi i çmimit Oskar, Sean Penn. Së bashku me të në juri do të jenë dhe regjisori dhe aktori italian Sergio Castellito, aktorja Natalie Portman, regjizori meksikan Alfonso Cuajon, regjizori tajlandez Apichatpong Weerasethakul, aktorja gjermane Alexandra Maria Lara, dhe regjizori francez Rachid Bouchareb. Festivali i 61-të i Kanës do të mbahet në datat 14 deri në 25 maj. 2.

“What happens in Vegas” është titulli i filmit më të ri, që ka si protagonist Kameron Diaz dhe Ashton Kutcher. Në premierën e filmit në Londër, ylli i filmit Kameron Diaz nuk mundi të ishte e pranishme, pasi babai i saj, Emilio Diaz u nda nga jeta në 15 prill. Por në këtë ceremoni ishte i pranishëm, aktori tjetër protagonist, Ashton Kutcher, i cili ka vlerësuar mjaft bashkëpunimin me Diaz në këtë film. Ai tha se do të ishte i kënaqur nëse dotë interpretonte sërish me të, pasi marrdhënia e tyre dhe komunikimi në sheshxhirimi, ka qenë maksimal.

Filmi”What happens in Vegas”, tregon për dy njujorkezë, Diaz dhe Kutcher të cilët nën efektin e fundjavës magjike të kazinove në Vegas, përfundojnë të martuar. Njëri prej tyre ka arritur të fitoj xhekpotin me një sasi të konsiderueshme parash, duke përdorur monedhën e partnerit tjetër. Të dy kërkojnë që të zotërojnë paratë dhe për këtë i drejtohen gjykatës. Divorci mes tyre nuk mund të arrihet menjëherë, pasi ata duhet të kalojnë një periudhë 6 mujore, gjatë së cilës dy personazhet bien në dashuri. Filmi “What happens in Vegas”, do të dalë në kinematë ameikane dhe britanike në datën 9 maj.

Mbas filmave të suksesshëm si “Marshi i pinguinëve” Walt Disney ka deklaruar se do të krijojë një njësi të re të prodhimit të filmit të quajtur Disneynature që të prodhojë e të shpërndajë filma dokumentarë deri në vitin 2012. Ky organizëm është me seli në Francë dhe drejtohet nga veterani i kompanisp Disney, Jean Francois Camilleri, i cili është dhe zvpresident i i Disney France. Shefi ekzekutiv i Disneynature Robert Iger thotë se kj kompani e re është një shembull i mirë se si Disney mund të informojë, dhe të frymëzojë njerëzit që të ndërmarrin veprime konkrete për të mbrojtur ambjentin. Filmi i parë që do të shfaqet në USA si prodhim i Disneynature ishte filmi “Toka”, i cili u paraqit në datën 22 prill, pikërisht në ditën e Tokës.//lk

XS
SM
MD
LG