Lidhje

Presidenti Bush i kërkon Kongresit të miratojë ligjin për kreditë studentore


Presidenti amerikan Xhorxh Bush thotë se rritja e normave të interesit për kreditë ka kërcënuar shumat që mund t’u jepen studentëve si kredi për të përballuar studimet. Ai i bëri thirrje Kongresit të miratojë një masë për rritjen e ndihmave për studentët amerikanë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti tha se kriza e kredive që ka prekur bankat dhe institucionet e tjera huadhënëse ka pakësuar pjesëmarrjen në një program federal që ofron kredi në ndihmë të studentëve dhe familjeve të tyre.

Zoti Bush tha se ngadalësimi ekonomik nuk duhet të rezultojë në kufizimin e mundësive të amerikanëve për arsimim. Ai i bëri thirrje Kongresit të përfundojë punën për ligjin që i jep qeverisë federale më shumë autoritet që të garantojnë se studentët në nevojë do të kenë mundësi të marrin kredi. Presidenti tha se kreditë e mbështetura nga qeveria për studentët arritën shumën 60 miliardë dollarë vjet. //rd//

XS
SM
MD
LG