Lidhje

Kryeministri turk, përpjekje për paqe mes Sirisë dhe Izraelit


Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdohan shkoi në Siri në përpjekje për të ndërmjetësuar bisedime të paqes mes qeverisë së Damaskut dhe Izraelit.

Zoti Erdohan u takua sot në kryeqytetin sirian me presidentin Bashar al-Asad.

Kryeministri turk u tha gazetarëve para nisjes për në Siri se Turqia është një ndërmjetës i natyrshëm sepse ka lidhje të forta me të dy vendet. Ai tha se qeveria e tij mund të japë një kontribut pozitiv në arritjen e paqes mes dy vendeve si dhe mes Izraelit dhe palestinezëve.

Zoti Asad tha në fillim të javës se kryeministri izraelit Ehud Olmert ka ofruar t’i rikthejë Damaskut Lartësitë Golan për të arritur paqe. Zoti Asad tha se Turqia ishte ajo që e përcolli këtë ofertë të zotit Olmert.

Qeveria izraelite tha se kryeministri Olmert i dërgoi një mesazh Sirisë për të rifilluar bisedimet e paqes, por nuk dha hollësi. (ze)

XS
SM
MD
LG