Lidhje

Nga repertori i kompleksit kalifornez Dingi Fivër


Albumi më i fundit i kompleksit kalifornez të rrokut Dingi Fivër, "Venus on Earth", përmban këngë në anglisht dhe në khmer. Kritikët e muzikës e kanë vlerësuar atë për tingëllimin e tij novator dhe energjik.

Dingi Fivër është një kompleks muzikor me gjashtë anëtarë. Në krijimtarinë e tij ai është i ndikuar nga rroku kamboxhian i viteve 60-të. Dy vëllezër, Zak dhe Ejthën Holcman, e formuan këtë grup shtatë vjet më parë. Dhe ja si fillon historia e këtij kompleksi. Ejthën ishte për vizitë në Kamboxhia 11 vjet më parë. Atij i pëlqeu muzika popullore kamboxhiane e viteve 60-të, prandaj dhe pruri me vete në Shtetet e Bashkuara disa disqe me muzikë të atij zhanri.

Më pas, Ejthën Holcman dhe i vëllai vendosën të krijonin një kompleks për të luajtur versionin e tyre të rrokut kamboxhian. Por së pari iu desh të gjenin një këngëtare që ta njihte mirë traditën e muzikës kamboxhiane.

Ata i kërkuar artistes së njohur Çom Nimol të bashkohej me ta. Ajo jepte shfaqje në zonën e Long Beach-it në Kaliforni, ku banon një popullatë e madhe kamboxhiane. Të dëgojmë nën interpretimin e kompleksit Dingi Fivër këngën "Sober Driver" nga albumi "Venus on Earth".

Kliko: "Sober Driver"

Çom Nimol vjen nga një familje këngëtarësh të mirënjohur kamboxhianë. Ajo dhe anëtarët amerikanë të kompleksit të saj shkuan në Kamboxhia në vitin 2005 për të dhënë koncerte. Ajo thotë se ishte shumë e rëndësishme për të që të interpretonte rrokun kamboxhian në vendin e vet. Shumë nga yjet kamboxhiane të muzikës rrok u vranë ose u zhdukën gjatë rregjimit të Khmer Rouge-it në vitet 70-të. Dingi Fivër ndihmoi në gjallërimin e kësaj tradite në mënyrë mjaft krijuese. Ja kënga e tyre "Monsoon of Perfume."

Kliko:"Monsoon of Perfume"

Dingi Fivër do të japë koncerte në Evropë në maj dhe qershor të këtij viti dhe në repertorin e tyre mund të jetë edhe kënga "Tiger Phone Card", historia e dy të dashuruarve që jetojnë larg njeri tjetrit.

Kliko: "Tiger Phone Card"

//iç//

XS
SM
MD
LG