Lidhje

Hamid Karzai i shpëton atentatit të talebanëve


Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai i shpëtoi një atentati të kryengritësve talebanë gjatë një ceremonie zyrtare në Kabul. Zyrtarë afganë thanë se 3 persona u vranë nga ky sulm, përfshirë edhe një anëtar të parlamentit dhe një djalë 10 vjeçar. 10 persona të tjerë u plagosën.

Zoti Karzai dhe udhëheqës të tjerë të lartë qeveritarë, si dhe personalitete të huaja u ulën për t’u mbrojtur ndërkohë që plumbat fluturuan në podiumin nga ku ata po shikonin një paradë ushtarake.

Ceremonia ishte organizuar me rastin e Ditës së Fitores, përvjetori i rënies që qeverisë komuniste të Afganistanit të mbështetur nga sovjetikët në vitin 1992, kur pushtetin në vend e morrën muxhahedinët. ku presidenti Karzai po merrte pjesë bashkë me udhëheqës të tjerë të qeverisë dhe personalitete të tjera të huaja.

Një zëdhenës i kryengritsëve Talebanë, Zabihullah Muxhahid, mori përgjegjësinë për sulmin. Ai tha se gjashtë atentatorët vetvrasës ishin pajisur me jelekë me eksploziv dhe armë. Zëdhenësi tha se 3 luftëtarë talebanë u vranë dhe tre të tjerët u arrestuan. Ai tha gjithashtu se qëllimi i sulmit ishte që Talebanët të tregonin se janë në gjendje të operojnë kudo në Afganistan. //iç//

XS
SM
MD
LG