Lidhje

Kinë: Rritet në 70 numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave


Zyrtarët kinezë thonë se të paktën 70 njerëz gjetën vdekjen dhe qindra të tjerë u plagosën, kur dy trena pasagjerësh u përplasën sot para agimit në Kinën lindore, në provincën Shandong. Agjencia HSINHUA njoftoi se mbi 400 njerëz ndodhen nëpër spitale dhe rreth 70 prej tyre në gjendje të rëndë, duke nënkuptuar se numri të vdekurve mund të rritet.

Në lajmin e agjencisë kineze citohen zyrtarë sipas të cilëve shkak i aksidentit të trenit ekpres, i cili ishte nisur nga Pekini për në qytetin lindor Çing-dao ishte një gabim njerëzor. Treni i parë doli nga shinat, duke u përplasur me një tjetër, që vinte nga qyteti Ien-tai, me destinacion Shandongun, në provincën Gjiang-su. Të dy trenat po udhëtonin me shpejtësi maksimale. //ii

XS
SM
MD
LG