Lidhje

Evropë: Ngadalësohen ritmet e ekonomisë, rritet inflacioni


Rritja ekonomike në Bashkimin Evropian po ngadalësohet ndërkohë që inflacioni po njeh ngrihet me shpejtësi. Në një raport të Bashkimit Evropian të publikuar sot, thuhet se ekonomia e vendeve të Bashkimit do të rritet vetëm 2 për qind këtë vit dhe do të ngadalësohet më tej në vitin 2009, deri në 1,8 për qind.

Ekspertë të Bashkimit Evropian fajësojnë për ngadalësimin ekonomik paqëndrueshmërinë e tregjeve financiare, rënien e ekonomive të tjera dhe rritjen e çmimeve të mallrave, si energjia dhe produktet ushqimore. Kjo rritje çmimesh pritet ta shtojë ritmin e inflacionit në 3,6 për qind këtë vit, një shifër shumë më e lartë se sa objektivi i përcaktuar nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se kushtet e pazakonta të tregut e vështirësojnë parashikimin e saktë për të ardhmen e ekonomisë. //ad//

XS
SM
MD
LG