Lidhje

Dy ish-zyrtarë të Kosovës paraqiten në Gjykatën e Hagës


Ish Ministri I Kulturës në qeverinë e Kosovës Astrit Haraçija dhe ish këshilltari i tij Bajrush Morina janë paraqitur sot për herë të parë para gjykatës së Hagës për t'u përballur me akuzat për shpërfillje të kësaj gjykate.

Sipas akuzës, Astrit Haraçia, ish Ministër I Kulturës dhe Bajrush Morina ish këshilltar politik në këtë ministri dhe redaktor në gazetën "Bota Sot", kanë bërë përpjekje të bindnin një dëshmitar të mbrojtur që të mos dëshmojë në procesin gjyqësor kundër ish kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në aktakuzë thuhet se me të mësuar identitetin e dëshmitarit në korrik të vitit 2007, zoti Haraçija udhëzoi Morinën që të shkonte në shtetin ku jetonte dëshmitari I mbrojtur për ta bindur që të mos dëshmonte.

Dy të akuzuarit të cilët dje shkuan në Hagë, thanë sot se nuk ndjehen fajtorë dhe kanë kërkuar mbrojtjen në liri. Procesi kundër zotit Haradinaj përfundoi në fillim të muajit prill, kur ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij nga gjykata e Hagës.//lk

XS
SM
MD
LG