Lidhje

Britania do të dërgojë 600 trupa shtesë në Kosovë


Britania njoftoi planet e saj për të dërguar 600 trupa shtesë në Kosovë për të përforcuar trupat paqëruajtëse të NATO-s atje.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Des Braun, tha se trupat shtesë do të mbrrijnë në Kosovë në fund të majit dhe do të qëndrojnë për një muaj. Britania, Gjermania dhe Italia do të dërgojnë secila nga një njësi prej 600 trupash për të mbështetur forcën paqëruajtëse të NATO-s prej 16 mijë trupash në Kosovë.

Trupat shtesë kanë qënë në gjendje gadishmërie që nga janari për t’iu përgjigjur çdo krize të mundshme. Tensionet janë shtuar ndjeshëm në Kosovë që kur autoritetet e Prishtinës shpallën pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt.

Gati 40 vende kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia dhe aleatja e saj, Rusia, kundërshtojnë ashpër pavarësinë e Kosovës. (ze)

XS
SM
MD
LG