Lidhje

Banka Qendrore amerikane ul interesat me 0.25 përqind


Banka Qendrore amerikane uli interesat me 0.25 përqind duke i çuar në dy përqind për të ndihmuar stimulimin e ekonomisë.

Në një deklaratë që shoqëronte vendimin, banka qendrore tha se kreditë dhe tregu në rënie i shtëpive do të vazhdojnë të ndikojnë mbi ekonominë.

Banka Qendrore ose Rezerva federale, siç njihet ndryshe, tha gjithashtu se pret që inflacioni të jetë i moderuar ndërkohë që çmimet e energjisë dhe mallrave të tjera të konsumit do të stabilizohen.

Kjo është hera e shtatë që Banka Qendrore ul normat e interesit të fondeve federale - norma me të cilën bankat dhe institucionet e tjera të depozitimit i japin kreditë njëra tjetrës zakonisht brenda natës.

Të mërkurën, Departamenti amerikan i Tregëtisë tha se ekonomia është rritur me 0,6 përqind gjatë tre-mujorit të parë të 2008-ës. //bsa//

XS
SM
MD
LG