Lidhje

Dimitrij Rupel kritikon Lituaninë


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, kritikoi Lituaninë që bllokoi një marrëveshje për fillimin e bisedimeve të partneritetit të ri midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Zoti Rupel tha dje gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg se nuk ka arsye për bllokimin e bisedimeve. Ai shprehu besimin se një marrëveshje me Rusinë mund të arrihet brënda disa javësh, me ose pa Lituaninë. Sllovania mban aktualisht presidencën e rradhës.

Zyrtarët lituanë kanë thënë se duan që Moska të zgjidhë fillimisht ato që zyrtarët i cilësojnë si “konflikte të ngrira” si mosmarrëveshjet me Gjeorgjinë lidhur me dy rajone separatiste. Ata kërkojnë gjithashtu që Rusia të rifillojë furnizimet me naftë përmes tubacioneve për në rafinerinë e vetme të Lituanisë.

Moska ndërpreu furnizimet në vitin 2006, sipas saj, për probleme teknike. Lituania e quajti arsyen e Rusisë si hakmarrje për shitjen e rafinerisë një grupi polak dhe jo një firme ruse. (ze)

XS
SM
MD
LG