Lidhje

Mbi 900 të vrarë për 1 muaj nga operacionet në lagjen Sadr, Bagdat


Zyrtarët irakianë kanë publikuar shifra të reja shumë më të larta të të vrarëve nga luftimet që filluan muajin e kaluar në lagjen shiite Sadr, në Bagdat. Një zëdhënës i operacioneve të sigurisë pranë qeverisë irakiane tha se 925 vetë janë vrarë në lagjen Sadr. Zëdhënësi tha se 2 mijë e 600 të tjerë janë plagosur.

Kjo zonë ka qenë skenë luftimesh të ashpëra ndërmjet trupave amerikane dhe forcave irakiane kundër milicive shiite besnike të klerikut radikal Moktada al-Sadr. Numri i viktimave i njoftuar sot është shumë më i lartë se përllogaritjet e mëparshme, sipas të cilave 400 vetë ishin vrarë gjatë muajit të kaluar në lagjen Sadr.

Ndërkaq, kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, u zotua për çarmatosjen e grupeve milicore përmes forcës dhe shpërndarjen e ushtrisë shiite Mahdi, të kryengritësve suni dhe Al-Kaidës në Irak. Zoti Maliki dha gjithashtu urdhër për operacione ushtarake muajin e kaluar kundër ushtrisë Mahdi në qytetin jugor të Basrës. //ad//

XS
SM
MD
LG