Lidhje

Klinton, Obama, zhvillojnë fushatë në Indiana


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatët demokratë për president, Barack Obama dhe Hillary Clinton po bëjnë fushatë në shtetin e Indianës ndërkohë që afron dita e zgjedhjeve paraprake në këtë shtet. Votimet në Indiana shihen me rëndësi kritike.

Fushata e zotit Obama mori sot një shtytje të re kur një ish udhëheqës i Partisë Demokrate i dha mbështetjen e tij duke u larguar nga kampi i zonjës Clinton. Joe Andrew i cili ka qenë kryetar i Komitetit Demokratik Kombëtar në kohën e Presidentit Clinton e bëri njoftimin sot në Indiana.

Kjo e ngushton më tej avantazhin e zonjës Clinton përsa i përket numrit të superdelegatëve, të cilët janë zyrtarë të lartë brenda Partisë Demokrate që mund ta përdorin lirisht votën e tyre në Kuvendin e partisë kur të bëhet emërimi i kandidatit për president. Zoti Obama po përpiqet t’i japë përsëri drejtim fushatës, pas polemikave që shkaktuan deklaratat e ish pastorit Jeremiah Wright, i cili shërbente dikur në kishën që frekuentonte senatori.

Zoti Obama u detyrua të dënojë predikimet me tone përçarëse që ka bërë pastori e që lidhen me racën dhe me qeverinë amerikane.//lk

XS
SM
MD
LG