Lidhje

Popullsia hispanike përbën 15 për qind të popullsisë në SHBA


Zyra amerikane e statistikave thotë se popullsia hispanike ka arritur në 45 milionë dhe tani përbën 15 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Statistikat e publikuara sot tregojnë se popullsia hispanike u rrit me mbi 3 për qind gjatë vitit që përfundoi më 1 korrik 2007.

Zyrtarët thonë se 16 shtete amerikane kanë popullsi latine prej mbi 500 mijë vetësh. Kalifornia, Teksasi dhe Florida kanë numrin më të madh të tyre. Ata thonë gjithashtu se arsyeja kryesore për këtë rritje janë lindjet dhe jo emigracioni.

Sipas statistikave zezakët janë pakica e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, e pasuar nga aziatikët. Havai, New Mexico, Kalifornia dhe Teksasi, si edhe Washingtoni kanë popullsi ku pakicat përbëjnë shumicën e popullsisë. Sipas zyrës së statistikave, të bardhët përbëjnë tani 66 për qind të popullsisë së Shteteve të Bashkuara.//lk

XS
SM
MD
LG