Lidhje

SHBA po shqyrtojnë disa alternativa në marrëdhëniet me Bjellorusinë 


Shtetet e Bashkuara thonë se do të shqyrtojnë disa alternativa, për të reaguar ndaj vendimin të fundit të Bjellorusisë për të pakësuar ndjeshëm numrin e diplomatëve të ambasadës amerikane në Bjellorusi. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit e quajti vendimin të padrejtë.

Media kishte njoftuar se Shtetet e Bashkuara do ta urdhëronin Bjellorusinë që të mbyllte ambasadën në Uashington dhe konsullatën në Nju Jork, si edhe do të mbyllnin ambasadën amerikane në Minsk. Zëdhënësi tha se një vendim i tillë nuk ishte marrë, por la të kuptohej se masat reaguese nuk përjashtoheshin.

Dje, autoritetet bjelloruse urshëruan 10 diplomatë amerikanë që të largoheshin nga vendi, në një shkallëzim të një mosmarrëveshjeje lidhur me të drejtat e njeriut në Bjellorusi.//lk

XS
SM
MD
LG