Lidhje

Pishtari olimpik në Hong Kong


Stafeta e pishtarit olimpik në Hong Kong përfundoi pa demonstrata kaotike, që karakterizuan udhëtimin nëpër botë të pishtarit. Gjatë ceremonisë tetë orëshe sot, më shumë se 100 atletë mbajtën pishtarin përgjatë autostradave të gjata dhe urave për të përfunduar ceremoninë në sheshin Golden Bauhinia.

Pishtari gjithashtu kaloi nëpër anijet tradicionale qe duken si dragonjë në bregdetin e famshëm të Hong Kongut. Mijëra spektatorë pro-kinezë, shumë prej tyre vizitorë nga Kina, kishin mbushur anët e rrugës duke brohoritur dhe valvitur flamuj.

Përkrahësit ishin shumë më tepër në numër krahasuar me një grup aktivistësh, që ishin mbledhur për të protestuar ndaj shtypje nga Pekini të demostratave anti-qeveritare në Tibet muajin mars. Gjatë ceremonisë, forcat e sigurisë ndaluan disa aktivistë pro-Tibetit, përfshi një studente 21 vjeçare që kishte mbuluar trupin me një flamur tibetian.//kh//

XS
SM
MD
LG