Lidhje

Premiera e filmit të ri What Happens in Vegas


Në Los Anxhelos u dha premiera e filmit "What happens inVegas" me protagonist Kameron Diaz dhe Ashton Kutcher. Ishte kjo shfaqja e parë në publik për Diaz e cila humbi babain e saj, Emilio Diaz që u nda nga jeta në 15 prill.

Aktori tjetër protagonist, Ashton Kutcher, ka vlerësuar mjaft bashkëpunimin me Diaz në këtë film. Ai tha se do të ishte i kënaqur nëse do të interpretonte sërish me të, pasi marrdhënia e tyre dhe komunikimi në sheshxhirimi, ka qenë maksimal.

Filmi"What happens in Vegas", tregon për dy njujorkez, Diaz dhe Kutcher të cilët nën efektin e fundjavës magjike të kazinove në Vegas, përfundojnë të martuar. Njëri prej tyre ka arritur të fitoj xhekpotin me një sasi të konsiderueshme parash, duke përdorur monedhën e partnerit tjetër. Të dy kërkojnë që të zotërojnë paratë dhe për këtë i drejtohen gjykatës. Divorci mes tyre nuk mund të arrihet menjëherë, pasi ata duhet të kalojnë një periudhë 6 mujore, gjatë së cilës dy personazhet bien në dashuri. Filmi "What happens in Vegas", del në kinematë ameikane në datën 9 maj. //rd//

XS
SM
MD
LG