Lidhje

Vazhdon fushata intensive e pretendentëve demokratë Klinton, Obama


Kandidatët demokratë amerikanë për president vazhdojnë fushatën intensivisht ndërsa përgatiten për zgjedhjet vendimtare paraprake të së martës.

Senatori Barak Obama viziton sot si Indianën ashtu edhe Karolinën e Veriut, ndërsa rivalja e tij për emërimin e partisë, Hillari Klinton, e zhvillon fushatën e saj vetëm në Karolinën e Veriut.

Ndërsa kanë mbetur vetëm katër ditë nga zgjedhjet paraprake të këtyre dy shteteve, anketat e opinionit publik parashikojnë një garë të ngushtë në Indiana. Anketat tregojnë gjithashtu se epërsia që gëzonte zoti Obama në Karolinën e Veriut tani po zvogëlohet.

Senatori Obama ka epërsi ndaj zonjës Klinton në numrin e delegatëve të nevojshëm për të siguruar emërimin e partisë së tij. Ai mori dje edhe mbështetjen e John Andrew, udhëheqës i Komisionit Kombëtar Demokrat gjatë mandatit të dytë të presidentit Bill Klinton. Zoti Andrew, dikur përkrahës i Hillari Klinton dhe një nga superdelegatët e partisë, e ndryshoi mbështetjen e tij duke përkrahur zotin Obama. //rd//

XS
SM
MD
LG