Lidhje

OSBE-ja bën thirrje për më shumë liri të shtypit ndërkombëtar


Një zyrtar i lartë europian, i cili vëzhgon lirinë e shtypit, u ka bërë thirrje qeverive botërore që të bëjnë më shumë për të ndaluar dhunën kundër gazetarëve si dhe të heqin kufizimet ndaj lirisë së fjalës.

Miklos Harastzi, përfaqësues i shtypit të lirë në Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, tha se liria e shtypit nëpër botë është përkeqësuar gjatë vitit të kaluar. Ai tha se është veçanërisht i alarmuar nga rritja e nivelit të dhunës ndaj gazetarëve në disa vende të OSBE-së.

Zoti Haraszti, me anë të një deklaratë në prag të Ditës së Lirisë së Shtypit në botë, thotë se qeveritë duhet të veprojnë më ashpër ndaj atyre që frikësojnë gazetarët. Ai tha se kufizimet arbitratre dhe të motivuara politikisht ndaj desidentëve, rrezikojnë lirinë e shtypit. Ai radhiti Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Moldavinë, Rusinë dhe Taxhikistanin si vende ku gazetarët që raportojnë për çështje të debatueshme, shpesh herë klasifikohen si ekstremistë. Ai gjithashtu renditi Azerbaxhanin, Zvicrën dhe Turqinë si vende që e karakterizojnë krim raportimin për çështjet historike apo fetare. //rd//

XS
SM
MD
LG