Lidhje

Ramush Haradinaj thotë se apelimi është një procedurë e rregullt ligjore


Krye-prokurori i Gjykatës së Hagës apeloi zyrtarisht vendimin për lirimin nga akuzat të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Prokurori Serge Brammertz kërkoi rigjykimin duke thënë se kërcënimi dhe frikësimi i dëshmitarëve bëri që ata të mos dëshmonin si duhet në gjyq. Zoti Brammertz kërkon që në gjyq të përfshihen këto dëshmi. Ndërkohë, ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se apelimi është një procedurë e rregullt ligjore. Ai i tha korrespondentit tonë në Prishtinë Besim Abazi, se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe më tej me drejtësinë, por ankesa e prokurorisë nuk paraqet asnjë detyrim ndaj tij dhe nuk e pengon veprimtarinë e tij politike.

XS
SM
MD
LG