Lidhje

Kosovë: Autoritetet u bëjnë thirrje policëve serbë të kthehen në punë


Autoritetet e Policisë në Kosovë u bëjnë thirrje nëpunësve serbë të Shërbimit Policor të Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës. Mbi 300 punonjës serbë të policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të pezulluar nga puna, pas refuzimit të urdhërave të oficerëve shqiptarë. Sipas autoriteteve të rendit, pezullimi me pagesë për nëpunësit serbë, të cilët nuk i janë përgjigjur hierarkisë komanduese të Shërbimit Policor të Kosovës do të vazhdojë edhe për një muaj, deri në vendimin e inspektoriatit policor. //iç//

XS
SM
MD
LG