Lidhje

Ciklon vdekjeprurës në Birmani


Zyrtarët në Birmani thonë se më shumë se 350 njerëz kanë vdekur, si pasojë e një cikloni të fuqishëm tropikal i cili përfshiu grykëderdhjen e lumit Irrawaddy si dhe qytetin më të rëndësishëm të vendit, Rangoon.

Qeveria ushtarake e Birmanisë, e shpalli sot si një zonë katastrofe qytetin e Rangunit, si edhe 5 qytete të tjera në qendër dhe në jug të vendit. Zyrtarët thanë se mijëra shtëpi janë shkatërruar.

Zyrtarët thanë se Cikloni Nargis, me shpejtësi të erës deri në 190 kilometra në orë, shkaktoi dëme shumë të mëdha në Rangoon dhe në qytetin Bassein, që shtrihet në grykderdhje të lumit Irrawaddy.

Stuhia e fuqishme ndërpreu transmetimet e radios, televizionit, komunimimin telefonik si dhe shërbimin e Internetit. Zyrtarët e OKB-së në shtetin fqinj Tailandë, thonë se punonjës vendas dhe ndërkombëtar të skuadrave të shpëtimit kanë vendosur të takohen sot në Rangoon për të llogaritur dëmin e shkaktuar. //rd//

XS
SM
MD
LG