Lidhje

Abkhazia pretendon të ketë rrëzuar dy aeroplanë gjeorgjianë spiun


Seperatistët pro rusë në rajonin gjeorgjian të Abkhazisë thonë se kanë rrëzuar sot dy aeroplanë të telekomanduar spiun gjeorgjianë mbi atë rajon. Por nga ana tjetër, Gjeorgjia ka hedhur poshtë se kishte ndonjë mjet fluturues në atë rajon.

Ky zhvillim ndodh dy javë pasi një aeroplan gjeorgjian i telekomanduar u rrëzua në të njëjtën zonë, duke acaruar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Agjencia ruse e lajmeve Itar-Tass thotë se njëri nga aeroplanët sot u rrëzua mbi rajonin Oçamçira në Abkazi. Televizioni gjeorgjian njoftoi për të shtëna armësh në atë zonë, duke thënë se disa paqeruajtës rusë ishin arrestuar. Njoftimi i televizionit nuk është konfirmuar.

Tensionet ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë u shtuan muajin e kaluar pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi qeverinë e tij të vendoste lidhje të ngushta me Abkazinë dhe rajonin e dytë seperatist në kufi me Gjeorgjinë, Osetinë e Jugut. (ze)

XS
SM
MD
LG