Lidhje

Planet e Madonës në prag të 50 vjetorit


Duket se syperylli ndërkombëtar Madona, ka këto ditë shumë arsye për të festuar. Ajo sapo ka nxjerrë albumin e ri “Hard Candy” dhe sapo doli në premierën e dokumentarit të saj në festivalin e filmit Tribeca me titull “I Am Because We are”.

Por arsyeja kryesore për Madonën që të festojë është se me 15 maj, djali i saj i adoptuar nga Malawi, do të bëhet ligjërisht pjesë e familjes. Por siç është e zakonshme në botën e artit, flitet se Madona ka në plan të adoptojë edhe një vajzë nga Malawi, të cilat ajo nuk i ka hedhur poshtë. Madona, favorite e paparacit për më shumë se 20 vjet, thotë se kur flitet për fëmijët e saj, ajo ua ka bërë të qartë fotografëve se ku e kanë kufirin.

Superylli së shpejti do të festojë edhe ditëlindjen e saj, ajo mbush 50 vjeç, por thotë se nuk do të organizojë ndonjë darkë të madhe, vetëm nëse dikush tjetër e merr persipër. Ajo ka njoftuar gjithashtu se ka në plan të fillojë një turne. //rd//

XS
SM
MD
LG