Lidhje

Kush është Ledisi Jang - këngëtare, kompozitore?


Këngëtarja dhe kompozitorja Ledisi ka dhënë shfaqje në klubet e xhazit dhe ritëm e bluz për mëse 15 vjet para se të nxirrte albumin e saj të parë. Sa më shumë njerëz që e dëgjojnë zërin e saj të ëmbël, aq më shumë pyesin se ku ka qënë ajo deri tani.

"Been Here"

Kjo është kënga “Been Here” interpretuar nga Ledisi Jang. Ai u lind në New Orleans të Louisiana rreth 30 vjet më parë. Emri Ledisi do të thotë të jesh i hapur në gjuhën Yoruba të Nigerisë.

Shumë njerëz as nuk kishin dëgjuar për të deri Ledisi u emëruar për çmimin Grammy në 2007. Ajo tha me atë rast se ishte shumë e nderuar për njohjen nga industria e muzikës. Kënga e saj “Take Time”, nga albumi "Soulsinger" i vitit 1998 u bë shumë popullore mes amatorëve të saj.

"Take Time"

Ledisi u emërua për çmimin Grammy për albumin më të mirë me "Lost and Found", të zhanrit ritëm e bluz. Nga ky album të ndjekim këngën "Alright”

"Alright"

Tashmë shumë njerëz e dinë se kush është Ledisi. Kritikët e muzikës thonë se zëri i saj i fuqishëm dhe i ëmbël e plot ndjenja njëkohësisht do të na shoqërojë për një kohë të gjatë. Dhe me këngën "In the Morning" nga albumi "Lost and Found", interpretuar nga Ledisi Young "In the Morning".

"In the Morning"

//iç//

XS
SM
MD
LG