Lidhje

Dianne Reeves debuton përsëri me sukses me albumin e saj të ri When You Know

  • Doug Levine

Këngëtarja e xhazit, Dianne Reeves, është një nga artistët më të shquar të muzikës amerikane. Tri prej albumeve të saj kanë fituar çmimin Grammy dhe ajo ka fituar për herë të katërt këtë çmim me muzikën e filmit të vitit 2005 "Goodnight And Good Luck". Dianne Reeves është përsëri në fokus me një album të ri, që përmban këngë të zhanreve të ndryshme, xhaz, pop, ritëm dhe bluz, si dhe një këngë origjinale dedikuar nënës së saj.

"I'm In Love Again"

Dianne Reeves ka patur një karierë të shkëlqyer duke kënduar këngë të xhazit standard si kënga e Cy Coleman-it "I'm In Love Again," nga albumi i saj më i fundit, "When You Know".

Në këtë album përfshihen edhe kompozime nga Johnny Mercer, Alan Bergman dhe Jon Hendricks, si dhe të xhazit të Amerikës Latine nga Antonio Carlos Jobim dhe një interpretim i ri i hitit të Motown-it "Just My Imagination."

"Just My Imagination"

Megjithëse Dianne Reeves u jep meritë këngëtareve të fasmshme të xhazit si Ella Fitzgerald dhe Sarah Vaughan, si dy figurat që kanë patur ndikimin më të madh në fillimet e karierës së saj, ajo ende vazhdon të mbështetet në muzikën e saj të fuqishme pop dhe ritëm e bluz të interpretur më parë, nga këngët e preferuara të Motown-it The Temptations e deri tek interprerimet sensacioale të Minnie Ripertonit.

"Lovin' You"

Siç shpjegon ajo vetë, ky album u krijua krejt jashtë planeve të saj. Ajo sapo kishte përfunduar një turne të gjatë dhe ishte me pushime në shtëpinë e saj në Denver të Kolorados, kur papritur vendosi të kthehej në studio. Reeves thotë se “albumi u krijua shumë shpejt, dhe unë e pëlqej sëtepërmi sepse më dha mundësinë të rishikojna disa nga shumë momente të rëndësishme, dhe si këngëtare, më çoi në shumë vende të reja”.

"Today Will Be A Good Day" është kënga që Dianne Reeves ia ka kushtuar nënës së saj Vada në albumin e saj më të fundit "When I Know".

Kliko: “Today Will Be A Good Day”

//iç//

XS
SM
MD
LG