Lidhje

Nata Pa Hënë në festivalin e filmit të Evropës Juglindore


Po zhvillohet në Los Angelos festivali i filmit për Europën Julindore. Gjatë ditëve të këtij festivali janë paraqitur dhe presin të shfaqen ende për publikun dhe jurine, rreth 20 filma. Mes tyre është përzgjedhur si konkurrent dhe filmi ”Nata pa hënë” i regjizorit shqiptar Artan Minarolli. Ky film ishte në konkurrim ditën e dielë.

Emigracioni dhe dramat që mbart ai, është subjekti i filmit “Nata pa hënë”, i cili është pjesmarrës në festivalin e filmit për Europën Juglindore që organizohet në Los Anxhelos në datat 30 prill deri në 5 maj. I vlerësuar dhe më parë në aktivitete të tjera, si në festivalin e filmit të New Jerseyt për filmin më të mirë të huaj në vitin 2005, apo si filmi më i mirë në festivalin e filmit mesdhetar në Itali 2004, regjizori i filmit Minarolli, është i kënaqur për pjesmarrjen në festivalin e LA këtë vit.

Temat sociale dhe të përditshmërisë shqiptare, janë ngacmime për krijimtarinë dhe shërbejnë si muza frymëzuese për regjizorin Minarolli. Projekti i tij më i ri është për një tjetër plagë therëse në shoqërinë shqiptare, e pikërisht për gjakmarrjen.

Kinemaja shqiptare e vendosur përpara rregullave të reja të tregut, ka vite që ngre problemin e financimeve të pamjaftueshme. Për këtë çështje zoti Minarolli thotë se ideja dhe pregatitja e një materiali dhe skenari , është po aq i rëndësishëm sa dhe gjetja e fondeve.

‘Natë pa hënë” filmi pjesmarrës në festivalin e LA u shfaq të dielën përpara jurisë dhe publikut kalifornian, duke rrëfyer përmes artit të regjizorit Minarolli një pjesë të dramës shqiptare të emigrimit, e cila riciklon nëpër breza histori të trishta, dhimbjeje, malli dhe dashurie për njerëzit e dashur lënë atje larg. /mm/

XS
SM
MD
LG