Lidhje

Rajs: Marrëveshja izraelito-palestineze, e mundur brenda vitit


Sekretarja amerikane e Shtetit tha sot se symini për një marrëveshje izraelito-palestineze deri në fund të vitit është i arritshëm, edhe pse të dyja palët e vënë në pikëpyetje nëse ky objektiv është realist.

Zonja Rice i bëri komentet pas një takimi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas i cili ka tingëlluar gjithnjë e më pesimist rreth arritjes së një marrëveshjeje me izraelitët.

Presidenti Bush beson fuqimisht se ka ardhur koha për krijimin e një shteti palestinez. Ne vazhdojmë të besojmë se ky është një objektiv i arritshëm.

Zoti Abbas akuzoi Izraelin për minimin e bisedimeve duke vazhduar të ndërtojë vendbanime hebraike në tokën që palestinezët pretendojnë të ngrenë shtetin e tyre dhe duke refuzuar të heqë qindra postblloqe ushtarake në Bregun Perendimor.

Sipas planit të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara Izraeli duhet të ndalë ndërtimin e vendbanimeve dhe të marrë masa për përmirësimin e lirisë së lëvizjes për palestinezët. Palestinezët nga ana e tyre duhet të shpërndajnë grupet militante.

Zonja Rice e filloi dje misionin e saj të fundit në Lindjen e Mesme dhe zhvilloi sot disa takime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë.

Pa ndonjë shenjë konkrete përparimi, zonja Rice po përpiqet të rigjallërojë bisedimet e paqes para vizitës këtë muaj të presidentit Bush në rajon, i cili do të marrë pjesë në festimet me rastin e 60 vjetorit të krijimit të Izraelit. //kh//

XS
SM
MD
LG